Shërbimin epidemiologjik Durrës mbyllet, specialisti Alhysa: S'ka asnjë në punë, jemi në pritje të urdhrave nga Shëndetësia

30 Qershor 2020, 11:39| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 12:28

  • Share

Lidhur me situatën në Shërbimin epidemiologjik Durrës ku janë të prekur 4 persona të këtij personeli, specialisti Zija Alhysa sqaron situatën duke u shprehur se aktualisht në këtë shërbim nuk është më askush në punë për shkak të rasteve pozitive dhe se punonjësit duhet të qëndrojnë në karantinë.

Alhysa tha se priten udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë sesi do të funksionojë ky shërbim, pasi stafi nuk e përballon dot zonën dhe nëse të gjithë shkojnë në shtëpi nuk dihet se si do të veprohet.

"U bë dita e dytë që kemi raste me covid dhe është para e arsyeshme që në të shkojnë në shtëpi deri në urdhër nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP për të vazhduar. Sot erdhi një personel i shtëpisë së fëmijës, u morën tamponët dhe më pas kanë ikur të gjithë në shtëpi me urdhër dhe nuk kemi personel tjetër. As unë vetë nuk e kam bërë tamponin dhe nuk mund të rrezikojmë personelin dhe njerëzit. Tani nuk është duke punuar askush dhe tani do iki në banesën time, dhe shoferi ka dalë me covid. Ne do të punojmë më kohë të shkurtuar dhe me aq personel sa jemi nuk e mbulojmë dot të gjithë zonën", tha Alhysa.

Në lidhje me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që kush është asimptomatik të dalë në punë, specialisti Alhysa u shpreh i rezervuar duke thënë se nuk e di si do të vijohet, pasi nëse hyjnë të gjithë në karantinë nuk ka më njeri në punë dhe janë në pritje të urdhrave.

"Udhëzimi është se kush del me covid duhet të jetë në karantinë dhe nëse do të hyjmë të gjithë në karantinë nuk ka askush në punë. Për asimptomatikët nuk kemi udhëzim, por vendos Ministria e Shëndetësisë, nuk di se si të vijohet", tha Alhysa


Lajmi kryesor:

Skandal/4 të infektuar 'mbyllin' Shërbimin epidemiologjik Durrës! Punonjësit largohen në shtëpi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?