Tiirane- Interesi për bimët mjekësore dhe aromatike që prodhohen në Shqipëri është në rritje vit pas viti, pavarësisht se eksportet gjatë vitit 2023 pësuan rënie në raport me vitin 2022.
Eksportet janë të përqendruara kryesisht në SHBA, ku peshën më të madhe e zë tregtia e Sherbelës.
“Eksportohet kryesisht sherbelë dhe që ka një bum në SHBA, pasi zë 66% të importeve amerikane është sherbela shqiptare, e cila po shkon tashmë edhe produkt përfundimtar për industrinë ushqimore në SHBA. Shtetet kryesore ku ne eksportojmë janë SHBA, me 33%, Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera deri në Australi. Përveç sherebelës, është rigoni, është trumza, dëllinja e zezë dhe esencat e disa lloje bimësh”, thotë Hysenaj.
Deri në fillim të dhjetorit të vitit që lamë pas, u eksportuan drejt Amerikës 12 milionë dollarë sherbelë.
“Eksporti vjetor i sherbelës drejt SHBA, arrin nga 3800 tonë deri në 4900 tonë, rreth 12 milionë dollarë. Sherbela shqiptare ka aromë të veçantë dhe është ndryshe nga ajo turke, indiane dhe të tjera. SHBA e përdor kryesisht për industrinë e mishit”, pohon Hysenaj.
Xhavit Hysenaj kryetar i shoqatës së bimëve mjekësore thotë për Report TV, se 4 mijë familje fermerë që punojnë në këtë aktivitet duhet të mbështeten nga shteti me financim pasi fitimet e tyre janë në rënie, që pritet të thellohen më tej gjatë këtij viti.
“Për të gjitha bimët që prodhohen në trojet tona ka interes në tregun ndërkombëtar. Problemi është ne nga 176 lloj bimësh që eksportonim disa vite më parë, ne tashmë eksportojmë jo më shumë se 1/3 të tyre. Nëse nuk kemi mbështetje tek fermerët do të lënë tokat djerrë”, thotë Hysenaj.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit të farave vajore, bimëve industriale apo medicinale, dhe ushqimit për kafshët, nga janari deri në nëntor 2023 ishin në vlerën 46.6 milionë dollarë nga 56.8 milionë dollarë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo rënie ka ardhur kryesisht prej forcimit të lekut kundrejt valutave.
Nje industri qe ecen perpara me njerez te perkushtuar si z.Hysenaj i cili me gjithe veshtiresite ecen perpara duke rritur cilesine e prodhimit dhe duke konkuruar denjesisht ne tregun boteror. Per keto njerez te punes duhet nje mbeshtetje e madhe sepse po stimulon shume familje fermere te ecin perpara. BRAVO
PërgjigjuSherebele shitet e njome dhe e thate,per caj,ose si pluhur i imet per gatim,perdoret per gatimin e shpendeve,amerikanet e perdorin per gjelin e detit dhe persheshin qe e shoqeron ate,por nuk kam pare te shenohet per te /Made in Albania/. Megjithese shprehja jo per here te pare qe e kam degjuar /qe ka pushtuar tregun amerikan/ me ka bere shume kurioze t'a vertetoja,por pa sukses.Shteti duhet te siguroje mbrojtjen me ligj te markes shqiptare te sherebeles!
PërgjigjuDikur, nè njè tè ardhme tè shpejtè mbase, edhe ne shqiptarèt do mèsojmè tè flasèm dhe shkruajmè ashtu siç e kèrkon normaliteti apo kultura komunikuese midis njerèzve tè civilizuar. E dini si "komunikojmè" ne sot nè Shqipèri? Ne, kur shesèm njè kastravec diku,,,,"e pushtojmè tregun ne",,,kur dikush nga ne ia del tè marrè njè medalje nè sport, diku nè europè,,,tè nesèrmen lexon,,,,"nè mes tè Berlinit,Parisit apo Brukselit e ngriti flamurin",,"e pushtuam" edhe europèn. Ata qè mendojnè apo thonè qè jemi shpellarè,,e kanè gabim. Nuk jemi, por vetèm luajmè rolin e shpellarit nganjèherè. Fermerèt tanè, luftojnè pèr mbijetesè, ky èshtè realiteti. Pa asnjè politikè stimuluese nga shteti, fermeri shqiptar, as nuk mbush dot barkun me bukè dhe lère pastaj tè "pushtojè" tregje.
PërgjigjuPo ca pushton se late nam ca i keni keto hiperbola
Përgjigju