Shërimi i mjekëve Brataj e Koraqi, Meta shpërndan postimin e Manastirliut: Lajm i gëzueshëm

14 Prill 2020, 20:08| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta shprehet se shërimi i drejtorit të Urgjencës Skënder Brataj dhe mjekut Andi Koraqi është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm. E ndërsa ka shpërndarë postimin e ministres së Shëndetësisë që njoftoi lajmin e shërimit të dy mjekëve, Meta rithekson rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi.

"Shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga COVID19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme! Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi' shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Komento

Komente

  • O tej: 14/04/2020 22:15

    Mjekrt u sheruan po ty ala nuk te ka mberthyer?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?