Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

6 Tetor, 15:11| Përditesimi: 6 Tetor, 15:17

  • Share

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit, duke rritur rrezikun për fraktura dhe pasoja të tjera serioze për shëndetin. Edhe pse shpesh konsiderohet si një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes, shkenca dhe mjekësia popullore ofrojnë shumë mundësi për parandalimin dhe trajtimin natyral të saj. Në një intervistë për "Rreze Dielli" në Report TV, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja shpjegon se si mund të forcojmë kockat në mënyrë natyrale dhe cilat janë zakonet dhe bimët mjekësore që ndihmojnë në luftën kundër osteoporozës.

Ylli Merja thekson se kocka ka dy lloje qelizash: ato që e forcojnë dhe ato që e dobësojnë.

“Qelizat që forcojnë kockën janë aktive deri në moshën 20-25 vjeç, dhe në atë periudhë janë dominante. Pas kësaj moshe, forca e kockës zvogëlohet dhe qelizat që e dobësojnë, heqin mikroelementët e rëndësishëm të kockës dhe i lëshojnë në gjak. Kocka jo vetëm që mbështet trupin dhe e mban atë në këmbë, por gjithashtu është e përfshirë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut”, shpjegon Merja.

Një nga këshillat më të rëndësishme të Ylli Merjas është që kujdesi për shëndetin e kockave duhet të niset sa më herët. “Sa më vonë të kujdesemi për to, aq më e vështirë do të jetë mbajtja e tyre të shëndetshme dhe aq më problematike do të bëhen dhimbjet.” Aktiviteti fizik dhe një regjim ushqimor i ekuilibruar janë të domosdoshme për të ruajtur forcën e kockave gjatë jetës.

Ylli Merja thekson se shumë njerëz konsumojnë ushqime të njëanshme, të varfëra në mikroelemente, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e kockave.

"Femrat që janë mbi peshën ideale, pas moshës 50 vjeçare, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga osteoporoza, sidomos pas menopauzës", thotë ai. Ushqimet që janë të pasura me kalcium, vitaminë D, dhe magnez janë të domosdoshme për forcimin e kockave.

Në lidhje me bimët mjekësore, Merja sugjeron disa opsione të fuqishme për të forcuar kockat dhe për të luftuar osteoporozën.

"Femrat që janë në prag të menopauzës duhet të përdorin çajin e terfilit të kuq, i cili është i pasur me polifenole dhe estrogjen natyral. Ky çaj ndihmon në ekuilibrimin e hormoneve dhe mbështet shëndetin kockor," shpjegon ai.

Gjithashtu, Merja rekomandon konsumimin e frutave të thata dhe farave të ndryshme, si farat e susamit dhe të tërsherës, të cilat janë të pasura me mikroelemente që ndihmojnë në forcimin e kockave. Hithrat janë një tjetër antioksidant i mrekullueshëm që ndihmojnë në çlirimin e toksinave, por dhe çaji i këputjes si dhe çaji 'Reumer', i pasur me përbërës që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë kockat, është gjithashtu shumë i dobishëm," shton ai.

Merja këshillon të jemi të kujdesshëm nëse ndiejmë ndonjëherë kërcitje në kyçet e trupit. "Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e pakësimit të lëngut kockor sinovial ose fillimit të një shtrembërimi të kockave. Përdorimi i vajrave bimore si vaji i sinapit dhe Reumer mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe rigjenerimin e strukturës kockore," thotë Merja.

Në përfundim, Merja rekomandon përdorimin e lëngut të kockave, jo vetëm si pije, por edhe gjatë gatimeve të ndryshme për të përfituar nga vlerat e tij të jashtëzakonshme. Kujdesi për shëndetin e kockave që në moshë të re është thelbësor për një jetë pa dhimbje dhe me mobilitet të mirë në vitet në vijim.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?