Sport
Top 24

'Shërohet' Argjentina - në çerekfinale të Kupës së Amerikës, Kolumbia perfekte

24 Qershor 2019, 09:29| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 09:45

  • Share

Argjentina largon frikën e eliminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës ,kualifikohet në fazën çerekfinale dhe mbi të gjithë eviton  një përplasje me Brazilin. E gjitha kjo ndodhi pasi bardhekaltërit mposhtën 2-0 Katarin në ndeshjen e fundit të grupit B dhe me 4 pikë e mbyllin në vend të dytë.

Takimin për të besuarit e Lionel Scalonit e kanë vendosur golat e interistit Lautaro Martinez që në minutën e 4-të dhe më pas llogaritë i mbylli Kun Aguero sulmuesi i Manchester Cityt që shënoi pas një aksioni personal një gol të bukur. Argjentina u “shërua” dhe tani për Messin me shokë Kupa e Amerikës nis nga fillimi  ndërsa në çerekfinale do përballet me Venezuelën.

Argjentina kaloi më tej edhe falë ndihmës që i dha Kolumbia. Cafeteros bën një fazë grupesh fantastike me tre fitore në po kaq ndeshje dhe me 9 pikë e mbyllin grupin B në vend të parë duke pritur rivalin e radhës. Falë golit të Cuellar  Kolumbia mposhti 1-0 Paraguajin i cili duhet të presë për të kaluar më tej si një nga vendet e treta më të mira.

/Përgatiti Andi Kapxhiu

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?