Artan Lame

Shërohet Artan Lame, jep shifrat e punonjësve të prekur nga COVID dhe 'dy fjalë' për ta

27 Tetor 2020, 22:48| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 22:50

  • Share

8 ditë më parë kreu i Kadastrës, Artan Lame rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë sot nëpërmjet një statusi në faqen e institucionit që drejton ka deklaruar se është shëruar dhe ka dalë nga karantina.

Gjithashtu ai shkruan se aktualisht 36 punonjës të Kadastrës janë të prekur me koronavirus.

"Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!. Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre. 

Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur. 
Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta. Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.

Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që ... t’i vijë radha e ... krevatit. Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje", thotë Lame.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?