Doktor Kraja

Shërohet nga COVID-19, doktor Dhimitër Kraja rikthehet sërish në frontin e luftës

7 Prill 2020, 14:31| Përditesimi: 7 Prill 2020, 14:38

  • Share

Doktor Dhimitër Kraja pas shërimit nga COVID-19 do të rikthehet sërish në krye të detyrës. Pas përhapjes së epidemisë së COVID-19 ai e ndjeu të nevojshme që të ishte krah kolegëve të tij dhe la pensionin për të rifilluar sërish punën.

Por pas disa ditësh ai u prek nga koronavirusi e sërish u shërua, duke u kthyer në burim frymëzimi për bluzat e bardha që janë në radhën e parë të betejës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau më 4 prill lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar.

Tashmë ai do të rikthehet sërish në frontin e luftës duke u shërbyer pacientëve me përshkushtim.

 Lajmi per rikthimin e tij u bë i ditur nga sekretari për Marrëdhëniet me Mediet në PS, Alfred Peza.

“Mirmëngjes me doktor Doktor Dhimitër Krajën, që pas shërimit nga Covid-19 do rikthehet sërish në krye të detyrës”, ka shkruajtur Peza në profilin e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?