Shërohet pacienti i parë me COVID-19 në Kosovë, 8 persona të tjerë rezultojnë mbartës të virusit, shkon në 79 numri i të infektuarve

26 Mars 2020, 18:41| Përditesimi: 26 Mars 2020, 18:51

  • Share

Ka mbërritur në 79 numri i të infektuarve nga koronavirus në Kosovë, ndërsa 8 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë negativ, çka sjellë në shërimin e pacientit të parë nga koronavirusi në Kosovë.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, deklaron Vitia.

Kujtojmë se, Kosova ka shënuar edhe një viktimë për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19 pak ditë më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?