Sherr brenda familjes në Dibër, 24-vjeçari godet me sende të forta kunatën e vëllait dhe i dëmton makinën burrit të saj! Arrestohet nga policia

12 Prill 2023, 11:23| Përditesimi: 12 Prill 2023, 11:39

  • Share

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur brenda një familje në Dibër, ndërsa policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.  

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Ahmet Gjura, i cili u konfliktua me vëllai e tij e më pas kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait A.N, si dhe ka dëmtuar automjetin e S.N, (bashkëshorti i saj)

Ndërkohë është vënë nën hetim babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e policisë.

‘Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi Ahemt Gjura, 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj. 

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi Ahmet Gjura ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.   

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshm’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?