Disa nxënës të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz janë konfliktuar me njëri-tjetrin, sherr i cili ka degraduar në përdorimin e thikave dhe me dy prej tyre të plagosur me thikë në gjoks.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 të paradites jashtë ambienteve të shkollës, në një rrugë pranë bulevardit ‘Nënë Tereza’ ku të përfshirë janë disa nxënës të grupmoshës 15-17 vjeç.
Dy të miturit e plagosur janë të moshës 16 vjeç, ndërsa janë dërguar në spitalin e Traumës ku i janë nënshtruar dhe operacionit pas plagëve të marra në pjesën e gjoksit nga goditjet me thikë. Burime për Report Tv, kanë bërë me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri tjetër ka marrë plagë sipërfaqësore.
Ndërkohë një i tretë ka mbetur i lënduar lehtë dhe që ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Në polici janë shoqëruar disa të mitur për të dhënë sqarime mbi ngjarjen në fjalë, por nuk janë treguar bashkëpunues me policinë. Ende nuk dihet nëse mes tyre janë dhe autori/ët.
“Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
Komente

Në përgjithësi këto ngjarje ndodhin mes malokësh sepse edhe ngjarja e fundit e ati 12 vjeçarit që u vra jasht oborrit të shkollës malok ishin... Një thënie tironce thotë:katunar surrat parur qytetar nuk bohesh kurrë pa ndërru shtatë lëkur....
PërgjigjuBrezi i ri me qeverine Rama 16 vjet Jane formim i reformes ne arsim dhe pas kovid pra nxënes online te kovidit ! Duhet reforme per disipline dhe te futet lenda mesim Pune ne shkolla per te edukuar brezin e ri te lindur nga 2004-2008 sot (17 vjec )
PërgjigjuFaji vazhdon nga 2000 ku njerezit enderronin te merreshin me mall ne zvicer e tu Benin skigtera e deri tani.sjan vetem KY brez por edhe 30 vjecaret e posht o Shok.