TIRANË-Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar nga Policia e Tiranës.
Sipas policisë, përplasja e cila ka ndodhur për motive të dobëta, dyshohet se ka pasur edhe përdorimin e sendeve të forta.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan personat S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç (babai me dy djemtë), G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir).
Gjithashtu, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt', thuhet në njoftim.
Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente
