Pistoleta e sekuestruar nga policia

Kronikë
Top 24

Dhëndri i rreh vajzën, babai rrëmben armën dhe...'shpërthen' sherrin mes krushqive

29 Maj 2019, 14:30| Përditesimi: 29 Maj 2019, 17:24

  • Share

Dhuna që dhëndri ushtronte ndaj vajzës së tij, ka detyruar një 61-vjeçar të rrëmbejë armën dhe të konfliktohet me njerëzit e fisit në krushqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Valias të ri në periferi të Tiranës. M.V 61 vjeç gjatë konfliktit me familjen Dobrushi ku është e martuar vajza e tij, ka plagosur me qytën e një pistolete vëllain e dhëndrit N.Dobrushi, 43 vjeç, i cili gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Veprat penale që rëndojnë ndaj M.V janë  “Dhunë në famije", "Plagosje e lehtë me dashje", dhe "Armëmbajtje pa leje”. Policia ka sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pa lejen e autoriteteve, si dhe 4 fishekë.

Po ashtu është policia vuri në pranga edhe dhëndrin e tij, A. Dobrushi, 40  vjeç, për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është vajza e 61-vjeçarit.

Në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë të dy familjeve.

U ndaluan shtetasit S.V, 63 vjeç, për veprën penale ''Plagosje e lehte me dashje'' dhe Shpreim Vishaj, 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë, të cilët janë përfshirë në konflikt, si autorë të plagosjes së vëllait të dhëndrit. Ata janë personat me inicialet A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?