Sherr masiv në një lokal nate në Elbasan, 7 të plagosur, njëri prej tyre përfundon në spital

30 Gusht 2020, 09:16| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 09:22

  • Share

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal nate në Elbasan ku për pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona, të konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e sherrit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për në spitalin e Elbasanit ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore ai është larguar nga spitali.

Përsa i përket personave të tjerë ata kanë marë dëmtime të lehta dhe nuk ka qenë e nevojshme për të shkuar në spital.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?