Sherr masiv në Krujë, të plagosurit përfundojnë në spital! Nuk pranojnë konfliktin: U përplasëm me një shtyllë

4 Qershor 2020, 22:51| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 22:56

  • Share

Një sherr masiv  ka ndodhur në Krujë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët pasi u paraqitën në spital nuk e kanë pranuar konfliktin.

Të plagosur kanë mbetur Artur Çangu nga Vrioni i Nikles, i cili është paraqitur në spitalin e Krujës me dëmtime të shumta në trup dhe kokë, por ka deklaruar qe është rrezuar.

Ndërsa i plagosuri tjetër Rexhep Disha, po nga Vrioni është paraqitur në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës edhe ky me plagë të shumta në trup dhe kokë ku ka deklaruar se është përplasur me një shtyllë

Sipas gazetarit të Report TV, Julian Shota dyshimet e para janë se dy personat që janë paraqitur në spital, por edhe persona të tjerë janë përfshirë në një sherr masiv me mjete rrethanore, por ende nuk është konfirmuar nga policia. Ndërsa sipas mjekëve, plagët tek personat e plagosur janë shkaktuar si pasojë e plagosjeve me sende të forta.  

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Tmakop Kacija: 05/06/2020 16:37

    Njereze te eger, gjysemnjerez

    Përgjigju
  • asl: 05/06/2020 11:42

    Ashtu si kopene kur e drejton çoban i mire dhe rendimenti eshte u larte ne qumesht.Tek populli yne ska patur asnjehere nje qeveri ta drejtoje mire kete popull,ne si popull shqiptar duhet te behemi te ndergjegjshem dhe para interesit te veme perparimin e vendit pa dallim se çfare je dhe ku beson ,ta bejme per te ardhtmen e femijeve tane.Renha e te keqes ne Shqiperi jane politikanet,siç sillen ata do sillet dhe populli.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/06/2020 09:02

    Enveri djali i madh i kombit i dha fshatarit shatën dhe lopatën dhe e bëri njeri sepse puna me djerse e zbukuron njeriun. Tani nuk ka më Enver dhe minjtë kërcejnë!

    Përgjigju
  • Edi: 05/06/2020 00:13

    Jem nje popull qe jemi,mesur vetem me dhun!!

    Përgjigju
  • Vividoli: 04/06/2020 23:20

    Hej ju lumye trimat e Baces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?