Foto ilustruese

Bota

Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital

24 Janar, 18:30| Përditesimi: 24 Janar, 22:56

  • Share

Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi në Greqi mesditën e së premtes (24 janar janar), ku 3 të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur. 

Sipas mediave greke, një prej shqiptarëve të plagosur, i moshës 19-vjeçare, është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq pasi është goditur me kaçavidë në bark dhe 3 herë në kofshë, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, 17 dhe 19 vjeç kanë marrë plagë më të lehta. 

Policia ka arrestuar 9 persona dhe po kryen hetime për incidentin, ndërsa sipas informacioneve të para, duket se në sherr kanë marrë pjesë grupe nga zona të ndryshme.

Sipas hetimeve paraprake, në vendin e përleshjes janë mbledhur mbi 20 persona, një grup nga Nea Filadelfia dhe një tjetër nga Metamorfosi dhe Kifisia, ku ka ndodhur një përplasje e vërtetë.

Në vendin e përleshjes u gjet edhe kaçavida me të cilën u plagos 19-vjeçari dhe u dërgua për ekzaminim në laboratorët kriminalistikë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?