Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

Sherr masiv në rrugët e Milanos, 32-vjeçari nga Egjipti masakrohet me thikë nga një grup me shqiptarë e afrikanë

21 Shtator, 11:46| Përditesimi: 21 Shtator, 11:49

  • Share

Një sherr masiv që degradoi në përdorimin e thikave është regjistruar rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotmën në Via Monte Rosa në Milano. Të përfshirë në përleshje ishin një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një egjiptian. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe nga 2 persona të tjerë.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 30-vjeçari nga Egjipti u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Arsyet e konfliktit ende nuk janë të qarta ndërsa kanë qenë disa persona, shqiptarë dhe afrikanë të cilët kanë sulmuar 32-vjeçarin. Në momentin që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, agresorët ishin larguar ndërsa aty u gjet i plagosuri dhe 2 personat e tjerë që e shoqëronin.

Këta të fundit janë marrë në pyetje nga autoritetet ku dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes ndërsa ka filluar dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të sulmit.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?