Sport

Sherr masiv pas një penalltie gjatë ndeshjes së ekipeve U-19, Fotball Republic dhe Teuta! Përfshihen edhe prindërit! FSHF: Të arrestohen autorët (VIDEO)

31 Mars 2021, 16:34| Përditesimi: 31 Mars 2021, 19:05

  • Share

TIRANË- Dhuna në futbollin shqiptar është rishfaqur sërish sot në një ndeshje të 19-vjeçarëve. Shkak është bërë një penallti e dyshimtë e shndërruar në gol nga futbollistët e Fotball Republic.

Për rrjedhojë sulmuesi i kësaj të fundit ka provokuar portierin e Teutës dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer një sherr masiv.

Në këtë incident janë përfshirë edhe prindërit e futbollistëve, të cilët nuk duhet të ishin në tribunë për shkak të rregullave të COVID. Për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, por edhe e një pjese të stafeve të ekipeve.  

Ora 19:02
Dhuna në ndeshjen Football Republic-Teuta, FSHF: Policia të arrestojë autorët

 Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën në ndeshjen Football Republic-Teuta duke u bërë thirrje autoriteteve që të arrestojë autorët.

"Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal. Dëshirojmë të theksojmë se në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë.

Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë. FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë", njofton FSHF-ja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?