Arma e hedhur jashtë dritares nga Taulant Hoxha

Kronikë
Top 24

Sherr me armë zjarri mes dy vëllezërve në Elbasan, parandalohet krimi në familje

1 Shtator 2018, 17:14| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 17:30

  • Share

ELBASAN- Policia ka parandaluar në kohë një konflikt mes dy vëllezërve, i cili mund të përfundonte me pasoja të rënda dhe me përdorjen e armëve të zjarrit. Njëri prej vëllezërve është identifikuar si Taulant Hoxha, 38-vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik. Në momentin që policia ka mbëritur, 38-vjeçari ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit, tip automatik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis midis 2 vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia, njëri nga vëllezërit, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.

Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?