Skuadra e Argjentinës gjatë stërvitjes

Sport

Sherr me grushta tek Argjentina, s’përmbahet futbollisti Pavon

25 Qershor 2018, 14:34| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 14:40

  • Share

Pas ndeshjes me Islandën tensionet në ekipin e Argjentinës vazhdojnë. Këtë herë protagonist janë dy futbollistët Havier Maskerano dhe Kristian Pavon. Pas humbjes me Kroacinë mesfushori dhe sulmuesi i ri duket se janë konfliktuar ashpër midis tyre.

Ky lajm është bërë public nga Karuzo Lombardi  i cili ka rastisur në momentin e nervozizmit të tyre. Pavon ka kritikuar dhe u ka kërkuar llogari lojtarëve më të vjetër të përfaqësueses, por Maskerano i është kthyer me tone diskriminuese, aq sa futbollisti Pavon nuk është përmbajtur dhe e ka goditur me grusht.

Sherri  është ndalur nga një pjesë e stafit teknik. Duke qenë se dje kamerat të shumta kanë qenë prezente në stadium gjatë stërvitjes së futbollistëve, Pavon e ka pritur Maskeranon në hyrje dhe i ka dhënë dorën në shenjë paqjeje mes njëri-tjetrit. I pyetur nga një gazetar në lidhje me sherrin Maskerano i është përgjigjur: “Pavon nuk më goditi, madje më përdhunoi"-është  larguar duke qeshur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?