Kronikë

Sherr me grushte pas koncertit të Noizyt te club ‘Orange’ në Sarandë, nën hetim 2 pronarët, vëllezërit e Spiro Iljadhit! Fshinë pamjet e sherrit të ndodhur brenda! I arrestuar një truprojë

27 Korrik 2021, 12:31| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 14:15

  • Share

SARANDË- ‘Orange Club’ është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik, ku mbrëmjen e djeshme u arrestua një truprojë i lokalit, si dhe u proceduan 9 persona të tjerë, mes tyre edhe dy pronarët, pas një sherri masiv.

Bëhet me dije se është arrestuar Xhemal Domi, një nga truprojat e lokalit, ndërsa dy pronarët e proceduar janë Margarit dhe Miltjadh Iljadhi, vëllezërit e Spiro Iljadhit, i cili u plagos me armë zjarri disa javë më parë.  Këta të fundit akuzohen se kanë fshirë pamjet e sherrit të ndodhur në lokal. Margariti dhe Miltjadhi jetojnë mes Amerikës dhe Shqipërisë si dhe kanë pasaportë amerikane.

 Ata akuzohen edhe për “Punësim i paligjshëm”, pasi ka rezultuar se 3 personat e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe Xhevit Saliasi, Tedi Dine, Armend Muja, Florent Mustafa, Elson Simoni, Fuad Veliu, ,  Aldo Bërthanza, Mahdi Nasir dhe Michail Tshihanguli, këta tre të fundit turistë anglezë, të përfshirë në konflikt.

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Noizy në ‘Orange Club’ në Sarandë dhe kur ora shkonte drejt mbylljes së lokalit, një grup turistësh të huaj të dehur kanë dashur të hyjnë në lokal. Pavarësisht se u është shpjeguar se lokali po mbyllet, ata kanë dashur të hyjnë me forcë, duke përdorur edhe dhunë, dhe janë penguar nga rojet.

Pak javë më parë pronari i këtij lokali, Spiro Iljadhi është qëlluar me rreth 20 plumba e ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, teksa disa ditë më vonë iu tentua që t’i vihej flaka. Një reagim pati edhe kryeministri Edi Rama i cili, duke sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh duke kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.

Kjo ngjarje në këtë lokal, solli edhe shkarkimin e shefit të komisariatit të Sarandës, Syrja Bello dhe në vend të tij u emërua Klodian Kondi.

Ora 13:49
Sherri në bar 'Orange', arrestohet një nga truprojat e lokalit, nën hetim 9 persona, mes tyre edhe 2 pronarët, vëllezërit e Spiro Iljadhit! Fshinë pamjet e përplasjes   

9 persona janë proceduar penalisht, mes tyre edhe dy pronarët, dhe një tjetër është arrestuar në Sarandë, pas sherrit mbrëmjen e djeshme te bar "Orange".

Mësohet se në pranga ka rënë Xhemal Domi, një nga truprojat e lokalit, ndërsa dy pronarët e proceduar janë Margarit dhe Miltjadh Iljadhi, vëllezërit e Spiro Iljadhit, i cili u plagos me armë zjarri disa javë më parë. Këta të fundit akuzohen se kanë fshirë pamjet e sherrit të ndodhur në lokal. Margariti dhe Miltjadhi jetojnë mes Amerikës dhe Shqipërisë si dhe kanë pasaportë amerikane.

 Ata akuzohen edhe për “Punësim i paligjshëm”, pasi ka rezultuar se 3 personat e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe Xhevit Saliasi, Tedi Dine, Armend Muja, Florent Mustafa, Elson Simoni, Fuad Veliu, ,  Aldo Bërthanza, Mahdi Nasir dhe Michail Tshihanguli, këta tre të fundit turistë anglezë, të përfshirë në konflikt.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dulla: 27/07/2021 13:53

    Demi i qe i ka bere Krye polici Syrja BELLO Sarandes eshte i pa riparushem do duhen vite qe te rivendoset qetesia. Ai e kish ardhe ne Sarande per te bere lek. Dhe me ne funde ne vende qe te ndeshkohesh i gjithe zinxhiri drejtuse ne Sarande, per cfare beri Drejtori i Policise Syrja Bello e ngre ne detyre.Turpe,Turpe. E ndjek situaten Rama a po del e flet sipas eres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?