Sherr me grushte te Liqeni Artificial, arrestohet 46-vjeçari, në kërkim një tjetër! Bënë për spital të riun

27 Qershor, 09:04| Përditesimi: 27 Qershor, 09:11

  • Share

Një sherr me grushte ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Në pranga është vënë një 46-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 34-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (26 qershor), ku këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, 25-vjeçari është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.     

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.   

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?