Policia e Durrësit, foto arkiv

Kronikë

Sherr me sende të forta dhe thikë mes dy familjeve në Durrës, tre persona përfundojnë në spital! Shoqërohet në polici një 22-vjeçar

7 Shtator, 14:12| Përditesimi: 7 Shtator, 17:00

  • Share

Një konflikt me sende të forta dhe thikë ka ndodhur mes dy familjeve fqinje në Spitallë të Durrësit. Sipas policisë, tre persona të përfshirë në sherr kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në polici është shoqëruar një 22-vjeçar.

Mësohet se njëri nga të plagosurit është edhe babai i autorit të ngjarjes. Motivet e sherrit mes dy familjeve nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A.  E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.”, njofton policia.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?