Sherr me thika në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari plagos me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij! 64-vjeçari gjendje kritike nga goditja në zemër

3 Prill 2023, 19:11| Përditesimi: 3 Prill 2023, 20:46

  • Share

TIRANË- Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç dhe bashkëshorti i saj Massimo Sorvillo, 47 vjeç, shtetas italian. Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore në të cilën ka qenë i punësuar 40-vjeçari. Shkak për sulmin është bërë shkarkimi nga puna.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë plagë të lehta. Në gjendje kritike është 64-vjeçari, i cili ndodhet në intubim për shkak të goditjes me thikë në zemër.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Ora 20:49
Sherri me thika në një lokal të Tiranës, Report Tv siguron foton e autorit dhe të plagosurve babë e bijë

1680547825_dffe.JPG

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal të Tiranës.  Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e të përfshirëve në këte konflikt. 

Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, ka goditur me thikë tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç dhe bashkëshorti i saj Massimo Sorvillo, 47 vjeç, shtetas italian. Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore në të cilën ka qenë i punësuar 40-vjeçari. Shkak për sulmin është bërë shkarkimi nga puna.

Ora 19:47
Sherri me thika në një lokal të Tiranës, 64-vjeçari në gjendje kritike nga goditja në zemër

1680545441_Screenshot1.jpg

Elton Mergjyshi, 40 vjeç është autori i plagosjes me thike të 3 personave në një lokal të Tiranës. Për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

E lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare dhe një shtetas italian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?