Dy persona në Fier, Albion Majaci dhe Loni Seitaj, kanë përfunduar në spital të dëmtuar më thikë. Policia thotë se ata janë paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore, të cilët u plagosën me thikë pas një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”.
"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.", njofton policia.
“Avash se na shtype me makinë. “Ky ka qenë motivi i konfliktit të çastit mes dy të rinjve. Burimet policore bëjnë me dije se Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërkohë që Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë. “Avash se na shtype”, ka thënë Seitaj, gjë që ka zemëruar 28 - vjeçarin i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe fillimisht janë sharë, sherr që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Seitaj është goditur në dorë, ndërsa Majaci në bark. I pari që ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit ka qënë Albion Majaci dhe më pas Loni Seitaj ndërkohë që ka patur edhe një prezencë të shtuar të forcave policore.
Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje.
Komente
