Kronikë

Sherr me thika mes dy personave në Fier, përfundojnë në spital (EMRAT+VIDEO)

8 Gusht, 22:54| Përditesimi: 8 Gusht, 23:04

  • Share

Dy persona në Fier, Albion Majaci dhe Loni Seitaj, kanë përfunduar në spital të dëmtuar më thikë. Policia thotë se ata janë paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore, të cilët u plagosën me thikë pas një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në konflikt.

"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.", njofton policia. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?