Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherr me thika mes dy sirianëve në Tiranë, plagosen lehtë

17 Mars 2021, 22:01| Përditesimi: 17 Mars 2021, 23:37

  • Share

Dy shtetas sirianë janë zënë me thika mes tyre duke marrë dëmtime të lehta. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në bulevardin “Bajram Curri”, ku siriani H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me bashkatdhetarin e tij ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç.

Nuk dihet se pse ka nisur sherri mes tyre që degjeneroi deri në përdorimin e thikës, megjithatë ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?