Qytet Studenti

Sherr me thika mes dy vajzave në Qytet Studenti, shkak një djalë, kishte pasur lidhje me të dyja

25 Janar 2022, 17:55| Përditesimi: 25 Janar 2022, 18:00

  • Share

TIRANË- Debatet dhe sherri për një djalë ka përfunduar me përdorimin e thikave mes dy vajzave në Qytetin Studenti gjatë mbrëmjes së të hënës.

Një 18-vjeçare qëlloi me thikë disa herë një tjetër vajzë të moshës 20-vjeçare, duke i shkaktuar plagë në gjymtyrë dhe pjesën e poshtme të trupit. Vajza është jashtë rrezikut për jetën në spital.

18-vjeçarja është shpallur në kërkim për plagosje me dashje, ndërsa nuk është gjetur akoma nga policia.

Djali për të cilin janë zënë dy vajzat ka patur raport sentimantal, njëherë me njërën dhe më pas me tjetrën, çfarë ka çuar deri në lindjen e konfliktit ku u përdorën edhe armë të ftohta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sindi: 25/01/2022 18:30

    Sigurish se nuk ka vetem shpellare por ka dhe femra te tilla....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?