Itali - Një sherr me thika ka ndodhur mes tre shqiptarëve, që cilësohen si trafikantë droge në Rio Marin në Venecia.
Një prej të plagosurve është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të shtunë përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh, shkruajnë mediat italiane.
Sipas hetimeve, dy prej shqiptarëve sulmuan të tretin, të gjithë trafikantë droge. Pas sherrit, njëri prej tyre tentoi të largohej dhe u hodh në ujë. Por nuk i ka shpëtuar duarve të bashkatdhetarve pasi e kapën, e rrahën dhe e plagosën me thikë.
Ai u shtrua në spital, ku po merr trajtim mjekësor ndërsa dy të tjerët janë larguar. Karabinierët po kryejnë hetime për rindërtimin e historisë dhe për të kuptuar si nisi sherri mes tyre.