Kronikë

VIDEO/ Vrasje me thikë pas sherrit për një vajzë në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë! Arrestohet autori

5 Nëntor 2021, 20:26| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 11:15

  • Share

ELBASAN- Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje këtë mbrëmje në Elbasan. Report Tv mëson se sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, për pasojë, Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka arrestuar edhe autorin e krimit, i cili e ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në pranga ka rënë Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese".

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendngjarja. Lidhur me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Elbasanit e cila njofton se konflikti mes disa të rinjve për motive të dobëta përshkallëzoi deri në vrasje.

Sakaq, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë. Dyshohet se sherri ka ndodhur për një vajzë.

 

1636192860_kovacihida.jpg

Autori Ardit Hida, viktima Florenc Kovaçi dhe i vëllai Mikel Kovaçi

Ora 00:48
Sherri me thika në Elbasan, ja kush është autori Ardit Hida (FOTO)

Dy orë pas krimit, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Florenc Kovaçit dhe plagosjes së vëllait të këtij të fundit, Mikel Kovaçi këtë mbrëmje në Elbasan. I arrestuari ka pranuar autorësinë e krimit para efektivëve të policisë. Report Tv ka siguruar pamje eksluzive të autorit Ardit Hida. 

1636156261_Capture.PNG

Ora 22:35
Arrestohet autori i vrasjes në Elbasan

Dy orë pas krimit, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Florenc Kovaçit, dhe plagosjes së vëllait të këtij të fundit, Mikel Kovaçi këtë mbrëmje në Elbasan. I arrestuari ka pranuar autorësinë e krimit para efektivëve të policisë. Në pranga ka rënë Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese".

"Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese".

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", njofton Policia. 

Ora 21:14
Sherri me thika, ky është i riu që mbeti i plagosur në Elbasan (FOTO)

1636143573_MikelKovai.JPG

Personi në foto, është 19-vjeçari Mikel Kovaçi, i cili mbeti i plagosur rëndë këtë mbrëmje pas një sherri në Elbasan, ndërsa vëllai i tij Florenc Kovaçi ndërroi jetë në vend. 

Ora 20:48
Sherri me thika, zbulohet emri i viktimës dhe të plagosurit në Elbasan

1636141991_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se Florenc Kovaçi është viktima e sherrit të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?