Tiranë/ Plagoset me thikë 40-vjeçari në një lokal në ish-Bllok, i arrestuar më parë për organizatë kriminale e prostitucion! Policia: Ngjarja s'u bë publike për shkak të hetimeve

24 Janar 2023, 10:52| Përditesimi: 24 Janar 2023, 15:43

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12:00 të mesditës në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De Sharm”, Eder Dorzi, 40 vjeç është plagosur disa herë me thikë nga 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja.

Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia dhe deri tani nuk janë lokalizuar. Këta njihen nga blutë si përdorues të lëndëve narkotike.

Plagosja e 40-vjeçari tre ditë më parë, u mësua nga mediat vetëm këtë të martë, pasi policia nuk e përfshiu në njoftimet e përditshme. Sipas tyre ngjarja nuk është bërë publike për shkak të kryerjes së hetimeve.

Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali për shkak se ndaj ishte ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata e Milanos si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.

Eder Dorzi 

Ora 12:04
Fshehu plagosjen e 41-vjeçarit në Tiranë? Policia: S’e kemi bërë publike për shkak të hetimeve

1674554259_Screenshot1.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e Eder Dorzit në një lokal në ish-Bllok në Tiranë ditën e shtunë. Sipas policia ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimi me qëllim identifikimin e autorëve. Maren Hoxha 27vjeç dhe Heridon Hasa, po 27 vjeç, janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia dhe deri tani nuk janë lokalizuar.

‘Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.’ - njofton policia.

Ora 11:49
EMRAT/ Plagosën me thikë Eder Dorzin në një lokal në ish-Bllok, kush janë dy të shpallurit në kërkim

1674557438_WhatsAppImage20230124at11.26.25.jpeg

Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia, të cilët deri tani nuk janë lokalizuar. Këta njihen nga blutë si përdorues të lëndëve narkotike.

Ora 11:30
U plagos me thikë në një lokal në Tiranë, kush është 41-vjeçari, emër i njohur për policinë

1674556172_page.jpg

Eder Dorzi 41-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një sherri me thika në një lokal në ish-Bllok të shtunën datë 21 janar, është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se është arrestuar për prostitucion në Itali.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opgj: 24/01/2023 15:08

    Kto ministra e drejtora po zhdukin njerez, Jo spo mbajne fshehur nje plagosje..! Kane humbur me qindra histori dhe sa e sa behen Cdo dite plagosen e behen vjedhje, e zhduken njerez E perdhunohen.. Ktu eshte cope cope si vend, zoti i rujt shqiptaret.

    Përgjigju
  • Dori: 24/01/2023 13:27

    Policia eshte e korruptuar nga ministri deri tek polici me i thjesht ne rruge

    Përgjigju
  • Or tej: 24/01/2023 13:01

    Policia qe duam or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?