POGRADEC- Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar në përdorimin e thikave. 24-vjeçari Deni Silo mbeti i plagosur pasi u qëllua me thikë nga një tjetër 24-vjeçar Marin Suli.
Shkak i sherrit mes dy të rinjve është bërë një konflikt i çastit në zonën e shëtitores në Pogradec.
Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.
Komento