Kronikë

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 22-vjeçari! Policia arreston autorin pas disa orësh ndjekje (EMRAT)

16 Shkurt 2024, 10:20| Përditesimi: 16 Shkurt 2024, 17:08

  • Share

Dy të rinj janë konfiktuar me njëri-tjetrin në Shkodër, sherr i cili më pas ka agravuar në përdorimin e thikave.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10 në lagjen ‘Skëndërbeg’ dhe dyshohet se Anton Gjergji, 26-vjeç, ka plagosur me thikë Amrandio Gjokën 22-vjeç banues në fshatin Hot i Ri. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, Anton Gjergji u arratis nga vendngjarja dhe pas disa orësh ndjekje nga policia u vu në pranga rreth orës 16:50. Policia bën me dije se shkak për sherrin mes të rinjve është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Ndërkohë grupi hetimor po merret me hetimin e plotë të rastit. 

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?