TIRANË- Një 18-vjeçar është vrarë pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në kryeqytet, mbrëmjen e sotme (31 mars) rreth orës 21:50. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sipas policisë të rinjtë ishin me dy makina, të paktën nga tre të rinj në të dyja grupet. Aurelio Dervishi ishte pasagjer në njërin prej mjeteve.
Pas një konflikti të çastit mes tyre, thotë policia, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.
'Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina e e të rinjve ku mbeti viktimë Aurelio Dervishi.
Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se janë 5 persona.
Foto: Policia në vendin ku ndodhi sherri ku humbi jetën 18 vjeçari, Aurelio Dervishi, Tiranë, 31 mars 2024
Detaje të reja lidhur me ngjarje e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në Shkozë ku humbi jetën Aurelio Dervishi, 18 vjeç.
Policia ka shoqëruar të riun i cili ndodhej në automjetin tip "Audi" bashkë me viktimën.
Nga deklarimet paraprake të tij, sherri ka qenë i momentit me arsyet pse na shikoni, mes të rinjve. Dy makinat kanë ndaluar afër Rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Më pas, autorët me automjetin Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, dyshohet se janë larguar drejt unazës lindore, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema.
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkozë, ku pas një sherri mes disa të rinjve, humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.
‘Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
DNA jone fatkeqesisht pse me shikon pse? pse?...
PërgjigjuMendjen per tu vrar per motive banale e kemi ne shqipot
Përgjigjumaskarenj,,,autori te kspet dhe te varet,,aty ku e kreu krimin...
PërgjigjuMe kete palo drejtesi qe kemi ne, maksimumido beje 8 vite burg dhe do dale qe andej profesor doktor per krime. Ngushellime familjes se eshte e tmershme.