Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes 5 personave në Tiranë, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri në ajër

23 Prill 2021, 21:22| Përditesimi: 23 Prill 2021, 21:24

  • Share

Një konflikt mes pesë personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në Allias. Policia bën me dije se në konflikt u përfshinë një person me inicialet B.Gj., i cili së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.. Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?