Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Sherr mes adoleshentëve në Rrëshen, qëllohet me thikë një 17-vjeçar

19 Tetor 2018, 21:55| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 22:20

  • Share

RRËSHEN-Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar me një të plagosur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 18:50 pas një konflikti të çastit A.L. 15 vjeç, ka plagosur me thikë, K.B. 17 vjeç, banues në Rubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë që dje në Fier mbeti i vdekur një adoleshent pas një sherri me dy moshatar të tij. Ai u qëllua me thikë në zemër, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Komento

Komente

  • Fredi: 20/10/2018 08:47

    Shkollim dhe vetëm shkollim! Vetëm shkollë dhe dije si kundërpërgjigje për “egërsinë e prapambetur pyjore, malore, shtazore, baritore dhe bajgërore” Sa më shumë dije, aq më pak bajga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?