Tiranë-Një 15-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 14-vjeçar në Tiranë.
Ndërkohë një16-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk kallëzoi krimin.
Incidenti mësohet se ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 18:00 në fshatin Laknas.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.