Një sherr banal për kullotat mes dy shokësh barinj ka sjellë plagosjen me çifte të njërit prej tyre në një fshat të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan, rreth 3 kilometra larg Delvinës.
L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan të Delvinës është plagosur në këmbë me armë gjaku tip çifte. Ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Delvinës. Autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe polica e ka identifikuar e po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.