Sherr mes bashkëshortëve në Shkodër, telefonata për të shtëna me armë zjarri pranë Prokurorisë ‘ngre në këmbë’ policinë

22 Dhjetor 2021, 09:54| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 10:09

  • Share

SHKODËR- Dy bashkëshortë janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në policinë e Shkodrës, fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Prokurorisë, por sipas bluve të Shkodrës nuk rezulton se ka pasur të shtëna me armë e as të lënduar.

Bëhet me dije se nga verifikimi i të dhënave në vendngjarje, ka pasur vetëm një konflikt verbal midis dy bashkëshortëve, që janë shoqëruar në komisariat për sqarimet të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?