Policia e Durrësit

Kronikë

Sherr mes disa personave në Durrës, arrestohet 33-vjeçari dhe nis hetimi për 6 të tjerë

25 Shtator, 11:21| Përditesimi: 25 Shtator, 11:59

  • Share

Një sherr ku janë përfshirë 7 persona, ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Policia raporton se kanë arrestuar një 33-vjeçar dha kanë marrë nën hetim 6 persona të tjerë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Ndërsa bëhet me dije se nga kontrolli, 33-vjeçarit iu gjet një shkop gome.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan shtetasin E. Z., 33 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. L., 57 vjeç, E. R., 38 vjeç, A. L., 35 vjeç, I. Z., 56 vjeç, R. M., 26 vjeç dhe F. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga kontrolli, të arrestuarit iu gjet 1 shkop gome”, informoi policia.

Gjithashtu në prangat e policisë ra një 46-vjeçar, pasi është kapur jashtë banesës së tij në kohën kur ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për mashtrim.

“Arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?