Banorët e BBV

Sherr mes djemve në BBV, Kristi: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm, mblidhe grupin se ditë të zeza do vijnë për ty! Luizi: Ti pështyn aty ku ha

8 Prill 2023, 16:02| Përditesimi: 8 Prill 2023, 16:04

  • Share

Gjatë një sfide në lojën e BBV, Kristi pati një konflikt me Luizin. Gjatë lojës, Kristi sfidoi Ronaldon të shkruante që është gay gjë që Luzit nuk i pëlqeu dhe i kërkoi llogari.

Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.

Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë

Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin mes Luizit dhe Kristit. Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?