Sherri mes dy familjeve në Berat për ullinjtë/ Arrestohet autori, në hetim 3 të tjerë

7 Qershor 2020, 08:52| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 09:03

  • Share

BERAT- Një konflikt mes dy familjeve Zana dhe Alibeaj në qytetin e Beratit për ullinjtë ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë. Pas ngjarjes, uniformat blu njoftojnë se kanë bërë arrestimin e K.Dh i cili ka plagosur rëndë njërin prej tyre, e ndërsa janë vënë në hetim tre të tjerë G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen "Barrikada" në Berat, ku dy pjesëtarë të dy familjeve u konfliktuan fizikisht me njëri- tjetrin. Për të shuar konfliktin u futën edhe persona të tjerë të familjes, të cilët kanë marrë dëmtime.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë në bashkëpunim", e ndërsa i plagosuri me thikë A.A., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

1591513306_berat4.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?