Gjmnazi Qemal Stafa

Tiranë/ Sherr mes dy nxënësve në ambientet e gjimnazit 'Qemal Stafa', njëri plagoset me thikë në këmbë! Si nisi konflikti në klasë

8 Janar, 15:11| Përditesimi: 8 Janar, 18:51

  • Share

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy nxënësve të gjimnazit me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” në ambientet e gjminazit "Qemal Stafa" në Tiranë. Policia raporton se njëri prej 15 vjeçarëve është plagosur në këmbë me thikë.

"Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre", njofton policia.

Gazetari i Report TV Sokol Dema mëson se dy nxënësit janë në klasa paralele dhe janë konfliktuar brenda në klasë për motive të dobëta. Në sherr e sipër njëri prej tyre e ka goditur me thikë në pjesën e kofshës së këmbës së majtë. Autori i ngjarjes nga Domja është larguar pasi ka plagosur bashkëmoshatarin dhe po kërkohet nga policia.

"Në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” dhe nxënësit që janë konfliktuar nuk janë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa. Për sa më sipër gjimnazi “Qemal Stafa” i kërkon ndjesë çdo nxënësi, prindi, mësuesi apo pjesëtari të komunitetit tonë për këtë dezinformim nga media, pa marrë informacionin e saktë dhe të plotë dhe që vë në diskutim sigurinë e nxënësve të shkollës Qemal Stafa. Drejtoria e shkollës bashkë me mësuesit ka përparësi sigurinë e fëmijëve në shkollë, e cila është po aq e rëndësishme sa mësimdhënia", sqaron gjimnazi Qemal Stafa në një reagim.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?