Arma e sekuestruar dhe sendi me të cilin u godit 60-vjeçari

Sherr mes dy personave në Fier! 55-vjeçari godet me sende të forta komshiun, ai merr çiften dhe i shkon në shtëpi për ta vrarë! Parandalohet vrasja

16 Dhjetor 2021, 10:21| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 10:23

  • Share

Një vrasje e mundshme është parandaluar sot në Fier. Bëhet me dije se dy persona, Bujar Hajdini 55 vjeç dhe Vladimir Hoxha 60 vjeç u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, për motive që nuk dihen ende, sherr që degradoi edhe në dhunë fizike. Sipas Policisë, Hajdini goditi me sende të forta Hoxhën, ndërsa ky i fundit mori çiften që kishte në shtëpi dhe u drejtua nga banesa e komshiut, me qëllimin për ta vrarë.

Ndërhyrja e patrullës së Policisë bëri të mundur parandalimin e një vrasje të mundshme.

Hajdini ra në prangat e policisë, ndërsa akuzohet për "Plagosje e rëndë me dashje", ndërsa 60-vjeçari u procedua për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Kanosje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?