Kronikë

Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër

24 Mars, 11:13| Përditesimi: 24 Mars, 14:58

  • Share

Kamëz- Një konflikt me sende të forta ndodhi mes dy shoferësh paraditen e kësaj të hëne në Kamëz, për motive të dobëta.

Të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin me shkopinj, ndërsa njëri prej tyre, Redi Vata, 38 vjeç, ka pësuar dëme më të rënda dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Shoferi tjetër, i cili tashmë raportohet të jetë identifikuar, u shpall në kërkim.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes në rrugën “OSBE” me makinën e tij “Mercedes Benz ML”, ndërsa po gjurmohet nga policia.

Në vendin e ngjarjes u gjet një gëzhojë plumbi, e cila akoma mbetet e paqartë nga kush është qëlluar. Makina e Redi Vatës, e cila ngeli në vendngjarje, u dëmtua gjithashtu nga goditja me shkopinj.

38-vjeçari nuk ka dhënë detaje për hetuesit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti që të dy të kenë pasur më herët.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?