Një sherr për parkimin në Kamëz ka përfunduar në plagosjen e një 25-vjeçari me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në Kamëz, kur dy persona janë konfliktuar në afërsi të një banke për një vend parkimi.
Njëri prej tyre ka qëlluar me armë dhe 25-vjeçari Mikel Xhetani ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për arrestimin e tij.
"Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj
Lajm ne perditesim....
Komente
