TIRANË- Dy persona janë përfshirë në një sherr që ka përfunduar deri më përdorimin e armës së zjarrit në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në rrugën ‘Petraq Leka’, ku policia thotë se pas një konflikti të çastit, autori ka qëlluar me armë në drejtim të makinës në të cilën lëvizte 37-vjeçari i përfshirë në sherr.
“Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar”, njoftoi Policia e Tiranës.
Autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Komente
