Një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre një natë më parë në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Pasi e ka goditur me grushta në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga blutë e Korçës.
I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë të specializuar.
Komento
Komente
