TIRANË- Mirel Ishka, 32 vjeç është plagosur me thikë mesditën e sotme në Tiranë në loka ‘DeCapo’ në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 32-vjeçari i dëmtuar është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon kërkimet për arrestimin e autorit, F.B, 30 vjeç, ndërsa shkaqet e konfliktit mes tyre janë ende të paqarta.
'Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.