Sherr mes dy personave në qendër të Elbasanit! 54-vjeçari plagos me thikë të riun! Autori iku nga vendngjarja, por kapet nga policia

9 Tetor 2022, 18:40| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 19:45

  • Share

ELBASAN- Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku për pasojë një i ri 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Autori i ngjarjes është një 54-vjeçar me iniciale P.R., banues në Elbasan.

Pasi goditi me thikë të riun, ai u largua nga vendngjarja, por më pas u zbulua vendndodhja e tij dhe u kap nga efektivët e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit pasi një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta. 21-vjeçari me iniciale F.Sh i cili mbeti i plagosur u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?