Kronikë

Sherr mes dy të rinjve në Shkodër, 17-vjeçari plagoset me thikë

11 Nëntor 2021, 13:10| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 13:20

  • Share

Një sherr mes të rinjve në Shkodër ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Mësohet se një 17-vjeçar me inicialet J.F., është paraqitur në spital me plagë në trup.

Sakaq, mësohet se i riu është konfliktuar me shokun e tij me inicialet E.N., jashtë ambienteve të shkollës për motive të dobëta.

Aktualisht mësohet se i plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar   jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta. 

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?